Gashi mendon se ka ardhur koha e kualifikimit të Shqipërisë në Europian

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i ka cilësuar dy ndeshjet pasuese si shumë të rëndësishme.




Në një status në Facebook, lojtari i Bazelit ka shkruar se «këtë herë e ka radhën Shqipëria që të kualifikohet në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori».

27 vjeçari aktivizohet me skuadrën zvicerane të Bazelit, dhe është shpallur lojtari i vitit në Zvicër një vit më parë.