Monday, 24. June 2019

Fytyra & Zëra

Tadeush Mazovjecki – një autoritet moral nga Polonia, që dokumentoi krimet serbe në Kosovë

Sot është ditëlindja e publicistit, disidentit dhe politikanit polak Tadeush Mazovjecki, i cili në vitin 1992 erdhi në Prishtinë për të mbledhur material mbi represionin serb në Kosovë. Mes dokumenteve që iu dorëzuan raportuesit të OKB-së për të drejtat e njeriut në ish-Jugosllavi ishte edhe fotografia e një vajze nga Peja, të cilës policia serbe ia kishte këputur veshin gjatë një demonstrate, ku kërkohej kthimi në objektet shkollore. Në Prishtinë polaku takoi edhe disa bashkëkombëse që jetonin në Kosovë, të cilat po ashtu i raportuan mbi terrorin e Beogradit.

Kur Richard von Weizsäcker tha: Kosova duhet të jetë e pavarur

Sot është ditëlindja e Richard von Weizsäcker, president i Gjermanisë mes viteve 1984-1994. Si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Ballkanit ai në prill të vitit 2005 nënvizoi tri gjëra: Kosova duhet të jetë e pavarur, të gjitha funksionet që i ushtrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i duhet t’i transferohen qeverisë së Kosovës dhe ndarja e Kosovës nuk guxon të ndodhë. Ëndrra e tij ishte që Ballkanit të hyjë në BE në vitin 2014. Apeli i tij ishte: «Nuk duhet të sillemi sikur Ballkani nuk na intereson. Ne atë e kemi të varur në qafë, deshëm apo jo».

Rruga e Mahmut Bakallit

Sot është përvjetori i vdekjes së Mahmut Bakallit. Një kujtim për një politikan, meritat e të cilit duhet kërkuar në vitet ’70, kur Kosova me shumë vonesë u ngjit në trenin e zhvillimit ekonomik, arsimor e kulturor.

Shtriga e Serbisë

Në moshën 76-vjeçare në Moskë ka vdekur Mira Markoviq, e veja e Sllobodan Millosheviqit – dhe gruaja mbase më me ndikim në punët politike në historinë e Serbisë. Ndonëse të dy tashmë nuk janë në këtë botë, trashëgimia e tyre ende është shumë e pranishme në Serbi. Në pushtet janë krijesat e tyre të viteve ’90: Ivica Daçiqi dhe Aleksandër Vuçiqi. Me vdekjen e Mira Markoviqit nuk mbyllet qarku i historisë më të re serbe. Gjurmët e gjakut që ajo dhe burri i saj lanë nga Sllovenia në Kosovë janë të pashlyeshme.

Ngritja, rënia dhe vdekja e Hamdija Pozderacit

Çdo vit në fillim të prillit në Bosnjë kujtohet jo vetëm shpërthimi i luftës si pasojë e agresionit serb, por edhe ditëvdekja e Hamdija Pozderac, njërit prej politikanëve më me ndikim boshnjakë të epokës jugosllave. Pozderac ka merita të mëdha në avancimin e myslimanëve të Bosnjës në komb shtetformues. Nacionalistët serbë e përbuzin edhe për shkak se si kryetar i komisionit kushtetues jugosllav në fillim të viteve ‘70 përkrahu autonominë e gjerë të Kosovës dhe Vojvodinës. Me Kushtetutën e vitit 1974 u vunë themelet juridike që Kosova të ketë të drejtë të jetë e pavarur nëse shpërbëhet Jugosllavia.

Mos u dorëzoni, çlirojeni Kosovën!

Në kujtim të shkrimtarit gjerman Günter Grass në përvjetorin e vdekjes dhe në kujtim të angazhimit të tij për Kosovën e lirë. Ai thoshte: ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme dhe nëse s’arrihet sukses nga ajri, atëherë NATO duhet të hyjë në Kosovë me trupa tokësore.

«Gazetari» serb Mirosllav Llazanski shpërblehet me postin e ambasadorit në Moskë pasi zhvilloi fushatë...

Ambasadori i ri i Serbisë në Moskë quhet Mirosllav Llazanski, i cili më shumë se gazetar është një propagandist i Kremlinit në Ballkan. Tash ai po shkon në Moskë te punëdhënësi i tij i vërtetë – pasi ka kryer aktivitete të dyshimta në Shkup dhe me vite të tëra është angazhuar që Serbia ta «rimarrë» Kosovën me forcë ushtarake.

Kryeministri Rama hedh në gjyq për cënim imazhi gazetarin Ylli Rakipi – ky reagon...

Një avokate e kryeministrit ngriti padi ndaj Rakipit në Gjykatën e Tiranës duke pretenduar se një koment i tij tetorin e kaluar i ka shkaktuar dëm imazhi Ramës dhe duke kërkuar 1 milionë lekë dëmshpërblim. Rakipi iu përgjigj me një kundërpadi duke kërkuar nga Rama 2 milionë lekë dëmshpërblim.

Bajram Zenuni – një hero shqiptar i Sarajevës

Ai ishte ndër të parët që mbrojti Sarajevën që po rrethohej nga forcat serbe. Sot në kryeqytetin e Bosnjës jo vetëm një rrugë bart emrin e tij. Një portret i vogël për një njeri të madh: inxhinieri Bajram Zenuni ishte njëri nga 186 shqiptarët që ra në mbrojtje të Bosnjës.

Në kujtim të shqiptarëve të vrarë nga çetnikët në Bijelinë të Bosnjës në fillim...

Bijelina sot është një qytet pothuaj «i pastër» serb. Dikur ishte qytet shumetnik, me serbë e boshnjakë (myslimanë), por edhe me shqiptarë të vyeshëm që gatuanin bukë dhe përgatisnin akullore. Nga 1 prilli deri më 4 prill 1992 forcat e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq Arkan, të përkrahura nga ushtria jugosllave e serbizuar, vranë mbi dhjetë shqiptarë. Në masakrën e Bijelinës u ekzekutuan gati 50 civilë.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.