Forumi synon t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik të Prizrenit

Forumi i Biznesit, që sivjet planifikohet të mbahet për herë të tretë në Prizren, sipas organizatorëve, do të sjellë qindra afaristë që përfaqësojnë firma të ndryshme, të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të shqyrtojnë mundësitë e investimeve, sikurse edhe ato të bashkëpunimit me partnerët vendorë.




Ngjashëm si në edicionet e kaluara, edhe në Forumin e tretë për pjesëmarrësit organizohet panairi, një konferencë dhe takimi ndërmjet bizneseve (B2B), shkruan sot Koha Ditore.

Për të ofruar më shumë të dhëna të enjten është mbajtur një takim me afaristët prizrenas.