Flatrimi i qerpikëve

Foto: Olena Z / shutterstock



Flatrat e shikimit të blertë në sy-
Hije t`kangës sime n`qerpikun tand.
Dyert e dhimbjeve prore don me i ndry
Nji za i heshtun n`krahnor që rri gand.

N`bebzat që digjen agut në madhështi
Zogjët e bardhë tash kanë me shtegtue,
Dhe muzgjet e ngrohta t`lame n`kaltri
Kangën e mallit fillojnë me këndue.

Puplat e kangës porsi shpuzë t`kanë ra
Mbi krahun tand t`zbuluem- lule e zbetë.
Shiko ngjyrat e ylberit që janë tretë

Në synin tand dhe nuk donë me u nda,
Dersa flatrimi i qerpikut të kalojë
E ngushllimin e dashtun t`ua dhurojë.