Fjala uron për muajin e bekuar të Ramazanit

Partia Fjala e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit islam për Muajin e Bekuar të Ramazanit.




«Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj Zoti i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme. Shpresojmë që ky Muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia», thuhet mes tjerash në urimin e Fjalës.

Po ashtu partia Fjala lut «Zotin e Madhëruar t’i bekoj të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës».