Festivali mesjetar merr kuptim modern në Katalonjë [foto]

Patum, festivali spektakular në Spanjë, që daton që nga periudha mesjetare, e shfaq betejën midis së mirës dhe së keqes – përfaqësuar nga kostumet dhe statujat e engjëjve, demonëve që mbajnë zjarr dhe dragonjve, ashtu si edhe kalorësve të krishterë që luftojnë turqit – midis një ceremonie të madhe, që zgjat pesë ditë.




Por në zemër të Katalonjës festivali po ashtu ka nisur që të simbolizojë betejat moderne politike dhe sociale të Spanjës – midis së djathtës dhe së majtës, kishës dhe shtetit, qeverisë spanjolle në Madrid dhe përkrahësve propavarësi në Katalonjë, shkruan «The New York Times», transmeton «Koha Ditore».

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604233712441.jpg?w=696

Nisma e Katalonjës për pavarësi ka bërë që «Patum», ngjashëm si shumë simbole e tjera kulturore dhe shprehje të kulturës këtu, të ketë rëndësi edhe më të madhe nacionaliste për katalonasit.

Të dielën, prefektja majtiste e Bergas, Montserrat Venturós, (30), po e përcillte kulminacionin e «Patum», nga ballkoni i ndërtesës së komunës. Politikanë të tjerë separatistë qëndronin pranë saj. Megjithatë, në ceremoni nuk kishte përfaqësues të Kishës Katolike apo të ushtrisë spanjolle, me sa duket për herë të parë në historinë e festivalit.

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604233723232.jpg?w=696

Prefektja nuk i kishte ftuar ata. Ajo po ashtu nuk kishte marrë pjesë në meshë, që tradicionalisht e nis ditën e fundit të kremtimeve.