Thursday, 23. May 2019

Featured

Lukas Mandl – një kandidat edhe i Kosovës në Parlamentin Europian

Politikani austriak Lukas Mandl është një mbështetës i madh i Kosovës në Parlamentin Europian. Që kjo përkrahje të vazhdojë, Mandl meriton përkrahje nga komuniteti shqiptar në Austri në zgjedhjet për Parlamentin Europian këtë fundjavë.

Zëri i Arabisë

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare Arnold Hottinger. Ai ishte njohësi mbase më i mirë i botës arabe në gazetarinë gjermanishtshkruese. Me raportimet e tij janë rritur gjenerata të tëra të zviceranëve, gjermanëve e austriakëve. Hottinger ishte korrespondent i shkollës së vjetër – nga ata që gjërat i shpjegojnë hollësisht dhe jo vetëm me tituj premtues. Ky orientalit i shquar fliste arabishten letrare – dhe shtatë dialekte arabe.

Vdiq Hans-Joachim Lanksch, përkthyesi i shquar i letërsisë shqipe në gjermanisht

Lanksch vdiq sot pas një sëmundje të gjatë. Ai ka përkthyer në gjermanisht poezitë e Martin Camajt, Ali Podrimjes dhe një roman të Kasëm Trebeshinës. Lanksch ishte një pjesëmarrës i shkathtë në diskursin kulturor të hapësirës shqiptare.

Vizat e Schengenit dhe lakimi i shkronjave sipas qejfit

Një shkrim aspak optimist i një gazete gjermane për liberalizimin e vizave, e ka nxitur kryeministrin e Kosovës që edhe njëherë të shkruajë në Facebook: «Urime Kosovë». Urime - për çka? Gazeta numëron para së gjithash kundërshtarët e liberalizimit të vizave. Këto vende janë kundër Kosovës: Franca, Austria, Belgjika dhe Holanda, por edhe disa zyrtarë në ministrinë e Brendshme gjermane janë skeptikë.

A po i vjen fundi një aventure të dobishme për Haradinajn?

Pa marrë parasysh a arrin opozita ta rrëzojë apo jo qeverinë, për Ramush Haradinajn pothuaj dy vjet në pushtet qenë papritur të dobishme. Futi në punë ca militantë dhe pas aplikimit të tarifës kundër prodhimeve serbe mbështetja për partinë e tij është rritur. Tani ai mund t’i bëjë një shërbim të mirë Kosovës nëse i jep fund bashkëpunimit me PDK-në, e cila nuk ka më asnjë ideal për këtë vend. Qëndrimi i saj në pushtet është vetëm qëllim në vetvete.

Rusja e bukur me thonj të zinj në Ibiza

Në incizimet sekrete të politikanëve austriakë në Ibiza ka disa skena pothuaj teatrale. Për shembull: thonjtë e papastër të këmbëve të ruses e bëjnë mosbesues Heinz-Christian Strachen. Edhe një pyetje është me rëndësi: kush e ngriti kurthin dhe cili mund të jetë roli i një humoristi gjerman në këtë aferë?

Në anën e duhun të drejtësisë

Na nuk guxojmë me leju që ata me kërku amnisti për veprimet e tyne mes nesh, ndaj nesh, e në emnin tonë, përmes lojnave politike në fakt me e marrë dhunshëm këtë amnisti tue i keqpërdorë plagët e mijërave njerëzve të pafajshëm që u viktimizuen dhe tue e rreziku punën e palodhshme ndër vite të njerëzve të tjerë që u qëndruen në krah viktimave civile të luftës tash e njizet vjet në sfidat e mëdhaja të rehabilitimit dhe luftës së tyne për drejtësi.

Si po i ndihmon budallallëku shqiptar propagandës së ndyrë serbe?

Gazeta «Blic» e Beogradit shkruan se Flora Brovina e ka takuar Bin Ladenin në Tiranë në vitin 1995. Përse të mos shpifë fletushka serbe kur edhe vetë Hashim Thaçi vitin e kaluar e akuzonte Sali Berishën se e ka strehuar Bin Ladenin? «Blic» e plotëson rrenën e Thaçit duke thënë se edhe Hashim Thaçi ka qenë në takim me Bin Ladenin. Plus Ramush Haradinaj.

«Kështu nuk është Austria»: Presidenti Alexander Van der Bellen qorton ashpër politikanët e komprometuar...

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen ka lëshuar një deklaratë me rastin e rrëzimit të qeverisë pas skandalit me nënkancelarin Heinz-Christian Strache. Van der Bellen ka lavdëruar sidomos rolin thelbësor të gazetarisë së pavarur në një demokraci funksionale liberale. Pushteti i katërt në këtë rast e ka ushtruar plotësisht përgjegjësinë e vet, mendon kryetari.

Dinamikat e reja të diasporës shqiptare

Pothuaj të gjithë shqiptarët në diasporë vazhdojnë të ballafaqohen me ksenofobinë dhe imazhin negativ të krijuar në kurrizin e tyre ndër vite, por ata mundohen ta luftojnë stereotipin duke dhënë shembuj pozitiv të integrimit. Këtu po ndodh një ri-identifikim, një ri-grupim në diasporë që hap hapësira të reja të vetëdijes. Por si çdo zhvillim shoqëror, edhe ky kërkon kohë derisa mund të observohet në përgjithësi dhe në një shkallë që nuk mund te mohohet më.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.