Enigmë

Ingeborg Bachmann.



Asgjë nuk do të vijë më.

Pranverë nuk do të bëhet kurrë.
Kalendarët mijëvjeçarë kështu e parashikojnë.

Por as verë s’do të bëhet dhe as gjëra
që kanë emra aq të bukur
si «veror» –

asgjë nuk do të vijë më.

Mos qaj,
thotë një muzikë.

Përndryshe
askush
asgjë
nuk thotë.

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI