Emigrantët me biçikleta nëpër Arktik ia mësyjnë Evropës

Duke çarë breshrin dhe erën e akullt, Ysair Arslanuku, inxhinier sirian në moshën 55-vjeçare, gruaja dhe dy djemtë e tij kaluan prej kufirit të Rusisë në Norvegji duke u dhënë biçikletave, duke u bërë vetëm emigrantët e fundit që përfundojnë udhëtimin e vështirë në rrugën e re drejt Evropës.




Pika kufitare norvegjeze, rreth 300 kilometra në veri të Harkut Arktik, është bërë një Lampedusa e re, bregu italian mesdhetar, ku emigrantët po kalojnë derisa largohen prej Libisë dhe vendeve të tjera të Afrikës, shkruan NYT, transmeton Koha Ditore. Harku Arktik mund të konsiderohet edhe Lesbosi i ri, ishulli grek ku zbarkojnë emigrantët nga Lindja e Mesme derisa kalojnë nëpërmjet Turqisë.

Më sigurt se nëpër det

Por refugjatët kanë nisur të largohen muajve të fundit prej vendeve si Siria, Iraku dhe Afganistani, duke kaluar nëpër Rusi në përpjekje që të arrijnë në Evropë.

Ata kanë vendosur që të kalojnë nëpër territorin verior të akullt. Ata po ikin prej luftës dhe persekutimit, ose thjesht kërkojnë jetë më të mirë. Duke folur të mërkurën para përfaqësuesve në Parlamentin Evropian, kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka cituar kalimin e emigrantëve nëpërmjet Arktikut në Norvegji si dëshmi se si emigrantët nuk po lënë alternativë pa shfrytëzuar që të largohen prej qeverive të tyre represive me shpresë që të gjejnë jetë më të mirë. Nuk janë më vetëm rrugët tradicionale të Evropës Jugore që po rrihen prej emigrantëve në kërkim të shpresës në kontinentin e vjetër.

Arslanuku ka thënë se udhëtimi me biçikleta ishte i zorshëm dhe se kanë rimarrë veten vetëm pasi kishin qëndruar në një tendë me ngrohje në anën norvegjeze të kufirit.