Edhe unë

Langston Hughes.



Edhe unë i këndoj Amerikës.

Unë jam vëllai pak më i zi
Kur vijnë mysafirë,
Mua më dërgojnë në kuzhinë për të ngrënë
Por unë qesh
Dhe ngopem
Dhe bëhem i fuqishëm.

Nesër,
Kur të vijnë mysafirët
Do të ulem në tryezë.
Askush nuk do të guxojë
Të më urdhërojë:
«Ha në kuzhinë»,
atëherë.

Përveç kësaj
Do të vërehet sa i bukur jam
Dhe do të turpërohen –

Edhe unë jam Amerikë.

Përktheu: Enver ROBELLI