E vërteta dhe morali i arkitekturës

Tema «Reporting from the Front» (Raportimi nga fronti) e kuratorit të sivjetmë Ajejandro Aravena në Bienalen e Arkitekturës në Venecie është plot me qëllime të mira, por lind pyetja nëse arkitektët mund të jenë ndonjëherë të sinqertë për arkitekturën, shkruan sot Koha Ditore.




Alejandro Aravena e hapi «Raportimin nga fronti» me një goditje. «Arkitektura është…» qe fjalia përshëndetëse e Bienales për vizitorët që hynë në Arsenale, e para prej dy hapësirave ekspozuese.

Nuk është as pyetje e as deklaratë, është një shprehje e hapur që kërkon përfundim. Aravena e mbush atë me shumë ndjeshmëri «duke i dhënë formë vendit ku njerëzit jetojnë» dhe ekspozita shoqëruese shpërfaq një rreshtim po aq të ndejshëm të dizajnëve humaniste, të bazuara në material dhe kontekst lokal.

Me një tekst prezantues të vendosur në mur – ku shkruhet se «nuk është më e komplikuar se kaq, por as më e lehtë se kaq» – Aravena i fton të rraskapiturit e ata që kanë dhembje koke nga alkooli, turistët e profesionistët, në një studim modest. Me «Arkitektura është…», duket se arkitekti kilian argumenton një rikthim në gjënë më elementare.