Dy predha godasin Ambasadën ruse në Damask

Dy predha janë hedhur në drejtim të Ambasadës së Rusisë në Damask të martën gjatë një demonstrate në mbështetje të Moskës, por nuk është raportuar për pasoja në njerëz apo dëme në ndërtesë.




Incidenti erdhi afër dy javë pasi Rusia, aleat i madh i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, nisi sulmet ajrore kundër rebelëve sirianë dhe luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Një dëshmitar, sipas Reutersit, ka thënë se të dy predhat kanë rënë në një park afër ambasadës. Një dëshmitar i dytë tha se njëra prej tyre ra brenda hapësirës së Ambasadës, por nuk e goditi vetë ndërtesën, transmeton Koha.net.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax ka thënë se dy raketa kanë rënë në ambientet e ambasadës. Ata citojnë një diplomat të ambasadës të ketë thënë se asnjë prej punëtorëve të Ambasadës nuk është lënduar.