Dukagjin Gorani aderon në Vetëvendosje

Ish - këshilltar i ish - kryeministrit Hashim Thaçi, Dukagjin Gorani, sot ka aderuar në partinë Vetëvendosje.




Lajmin për angazhimin e sërishëm në politikë të analistit të deritashëm të ngjarjeve politike në vend, e ka kumtuar Vetëvendosje në profilin e vet të Facebookut, transmeton Koha.net.

Në këtë rrjet social, është publikuar fotoja e takimit të Goranit me kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Dukagjin Gorani sonte është mysafir i emisionit Interaktiv të KTV-së që fillon në orën 23:30.