Do të zhduket fatura që njohim tani

Faturat e kuqe dhe portokalli nga 2018-ta do të zëvendësohen me një tjetër. Arsyeja për këtë është unifikimi i pagesave në UE.




Si datë për instalimin e faturës së re në Zvicër është caktuar korriku i 2018-tës. Nga ky moment do të ketë një faturë unike për gjitha llojet e pagesave, kumton «20 minuten». Mbrenda fazës kalimtare do të jenë edhe më tej të përdorshme faturat e vjetra. Nga 30 qershori 2020 do të përdoret vetëm fatura unike. Dhe në faturën unike numri i kontos bankare do të jepet në formatin e IBAN-it. Për më tepër, secila faturë do të ketë një të ashtuquajtur kod Quick Response (QR), i cili i përmban të gjitha informacionet e nevojshme të pagesës. Ai do të ndihmojë për leximin e shpejtëe e të sigurtë të të dhënave të pagesës nga skanerë dhe telefona inteligjentë.

Momentalisht ë Zvicër në qarkullim janë më shumë se dhjetë standarde dhe shtatë lloje të ndryshme faturash për transaksione. Të gjitha këto nga 2018-ta do të reduktohen në një. I gjithë ky transformim, shërbimit zviceran të pagesave do t’i kushtojë miliona franga. Sfondi i instalimit të faturave të unifikuara është është Hapësira e re e Pagesave të Euros (SEPA). Ky sistem përfshin 34 vende, ku përveç 28 vendeve të UE-së bën pjesë edhe Zvicra. Konfederata i harmonizon procedurat e transferit me standardet e europiane. Me këtë përshtatje, me një standard, priten kosto më të vogla për shërbimet e pagesës dhe transferit. Çeku i ri do të mund të përdoret edhe për faturime në vendet e jashtme. ks