Diktim




Me diktim.
Vetëm që të mos bësh gabim.
Populli
të mos shkruash në turmën e hapur
Të shohësh
kur të mbyllësh e kur të hapësh
gojën
Të heshtësh-
po nga cila shkronjë?
Të lakohesh
por jo përmes rasash.
Të kujdesesh
që dashurinë mos ta shkruash ndaras
ashtu sikur boronica apo i pari më i miri
Të jesh zgjuar
pas ca datash të vësh pikën
pranë të tjerëve
një minutë qetësi
Të kujdesesh
që jetën mos ta shkruash meë shkurtime

Të mban mend
që të mos bësh gabim në prag të vdekjes
Të vdesësh
ortografikisht.

Përktheu: Mazllum Saneja