Detektivët e Zikas në Brazil [foto]

Katër gra janë duke u endur nëpër rrugët periferike të Brazilit verilindor tashmë sa ditë. Misioni i tyre: të gjejnë nëna të reja, që mund të jenë infektuar me virusin Zika gjatë shtatzënësisë së tyre.




Conceicao Alcantara, një grua 34-vjeçare që ishte bërë nënë një muaj më parë, ishte në listën e tyre, shkruan «LA Times», transmeton «Koha Ditore». Vajza e saj kishte lindur me mikrocefali, një gjendje e rëndë që prek disa foshnja, nënat e të cilave i ishin ekspozuar virusit, duke i lënë me kafkë abnormalisht të vogël dhe shpesh edhe tru të pazhvilluar.

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604233342297.jpg?w=696

Alcantara hezitonte të fliste me hetuesit – një pediatre amerikane, dy infermiere, si dhe një specialist nga Brazili. Ajo nuk donte që vajza e saj e vogël të kthehej në një kuriozitet publik.

Si fizioterapeute, ajo vetë kishte punuar me foshnja me mikrocefali dhe tashmë e dinte ndikimin potencialisht shkatërrues të kësaj gjendjeje: marramendjet, problemet në të mësuar, problemet me të folur, shikim, dëgjim dhe funksione motorike, e për disa edhe një jetë më të shkurtër. A do të mund të mbërrinin diçka këta hulumtues?

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604233350411.jpg?w=696

Një punonjës lokal shëndetësor ishte pajtuar që ekipin ta dërgonte tek shtëpia e Alcantaras, për të parë nëse do të mund ta bindnin.

https://i0.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604233357363.jpg?w=696