Deputetët e Vetëvendosje thyen bllokadën në Komisionet parlamentare

Pas bojkotimit disa mujor të Komisioneve të parlamentare, sot në mbledhjen e Komisionin për Integrime Evropiane kanë shkuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit Vetëvendosjes Shqipe Pantina e Glauk Konjufca, raporton KTV.




Në këtë mbledhje është dashur të fliste rreth Marrëveshjes së Demarkacionit , kryetari Komisionit për Demarkacion Murat Meha.

Por ai nuk ka ardhur në këtë mbledhje pasi rrugës për të marrë pjesë në të është, aktivistë të Vetëvendosjes sulmuan veturën tij.

Kryetari i Komisionit Xhavit Haliti ka thënë se duhet ta ndërpresim mbledhjen pasi është sulmuar ai që është dashur të raportonte, Murat Meha.

Edhe Arben Gashi i LDK –së ka thënë se është i papranueshëm sulmi që është bërë ndaj Mehës.