Deputetët e LDK-së e PDK-së «rrihen» mes vete

Deputeti Shpejtim Bulliqi nga LDK dhe Nait Hasani nga PDK i kanë veshur dorezat e boksit dhe kanë zhvilluar një meç, që sipas të gjitha gjasave ka qenë atraksion.




Në bazë të fotografive, që i ka publikuar deputeti Bulliqi, këta dy deputetë kanë qenë pjesë e një aktiviteti miqësor sportiv në Frankfurt, transmeton Koha.net.

Bashkë me ta, shihet të jetë edhe shefi i misionit në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Ajvaz Berisha. Ky i fundit, dikur ka qenë dekan në Fakultetin e Shkencave të Kulturës Fizike dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së.

13310556_1106102359461557_6945845760763101065_n