Çollaku i thotë ambasadorit Reichel se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, takoi sot ambasadorin Ernst Reichel, përgjegjës për rajonin në MPJ-në e Gjermanisë.




Temë kyçe e takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend me fokus në agjendën evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, ministri ka potencuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe se me të drejtë pret nga BE-ja që të lëviz para me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ambasadori Reichel ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit gjerman ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ka përgëzuar ministrin Çollaku për vendimet e fundit të institucioneve të Kosovës të cilat përbëjnë një hap të rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.