Certifikohen kandidatët për menaxhim dhe udhëheqje të shkollave

Në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë ka përfunduar trajnimi «Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës», njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.




Me rastin e përfundimit të trajnimit, sot në Qendrën për Ngritje Profesionale në Podujevë u zhvillua ceremonia e certifikimit të 24 kandidatëve, të cilët e përfunduan me sukses trajnimin «Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës».

Trajnim është organizuar Drejtoria Komunale për Arsim në Podujevë, në bashkëpunim me USAID (Basic Education Program) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.