Burrat janë më të gatshëm se gratë ta ndërrojnë vendbanimin për shkak të karrierës

Prestigji social kërkon sakrifica. Kur është fjala për karrierën, burrat mendojnë ndryshe nga gratë.

Foto: Shutterstock.com



Një rrogë më e lartë, ngitje në pozicion, por edhe një veturë pune i joshin të gjithë njerëzit. Por, për këto gjëra shpeshherë duhet ndërruar vendbanimi dhe kaluar në ndonjë qytet tjetër, nganjëherë madje edhe në një shtet tjetër. Do t’i barni të gjitha – me fëmijë dhe plaçka? Kjo është çështja që kanë hulumtuar studiuesit e Universitetit të Hohenheimit me 1’234 pjesëmarrës në studim.

Rezultatet tregojnë që në kësi vendimesh një rol ë rëndësishëm luan gjinia. Sipas studimit, burrat vendosin shpejt për një zhvendosje të vendbanimit, sidomos nëse është fjala për karrierën. Madje ata janë të qetë dhe nuk çajnë kokën fort për atë nëse edhe bashkëshortja do të gjejë një punë. Edhe nëse ndryshimi kërkohet nga gruaja, ata rrinë urtë dhe mendojnë se do ta gjejnë një punë të përshtatshme për veten.

Krejt të ndryshme janë reaksionet e grave. Nëse zhvendosja shkon në favor të tyre, ato janë të mërzitura për burrin dhe pyesin se si do të gjindet ai në vendin e ri. Në rast se zhvendosja bëhet për aryse të karrierës së burrit, atëherë këtë merak e kanë më të vogël. «Kryesorja ai ka sukses», citon «20 minuten».

Këto rezultate i kanë befasuar edhe studiuesit. Një sjellje të këtillë ata do ta kishin mirëkuptuar përpara 30 vjetëve, por jo në kohët e sotme. Përfytyrimi i burrit si «kujdestar» duket të jetë edhe sot e kësaj dite si një opsion në disa marrëdhënie bashkëshortore. ks