Bulliqi sqaron për grushtet me Hasanin

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani kanë zhvilluar një meç miqësor në Frankfurt.




Sipas një postimi të Bulliqit thuhet se meçi ka përfunduar pa fitues dhe janë ndarë në barazim, duke shtuar se me këtë i kanë thënë «jo» demarkacionit, transmeton Koha.net.

Bulliqi ka qenë ndër të parët që e ka kundërshtuar vijën e caktuar nga Komisioni Shtetëror për përcaktim të demarkacionit me Malin e Zi, duke e argumentuar atë me harta dhe fakte tjera profesionale.