Bien nga sistemi dy blloqe të TC Kosova B, rryma importohet

KEDS sh.a. njofton se rreth orës 13:45 të ditës së sotme kanë rënë nga sistemi njëherësh të dy blloqet e TC Kosova B.




Pasi të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se këto dy njësi përbëjnë rreth 70 për qind të prodhimit vendor. Rënia e tyre ka shkaktuar një mungesë të menjëhershme të mbi 500 megavatë/orë, thotë kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net .

Njësia B1 është rikthyer pas dy orësh, përkatësisht rreth orësh 15:30, ndërsa njësia B2 planifikohet të rikthehet në orët e hershme të ditës së enjte, përkatësisht rreth orës 6 të mëngjesit të nesërm. Sipas paralajmërimeve të gjeneruesit, kjo do të ndodhë për shkak të kërkesës së Termokosit që të intervenojë në çështjet e ngrohjes më avull.