Banorë të Kodrës së Trimave bartin ujë me kova tash 5 vjet [video]

Ka më shumë se 5 vjet që Sali Babiqi, banor në lagjen «Kodra e Trimave», detyrohet të bartë ujë për çdo ditë, ngase ata nuk kanë ujë 24 orë.




Ai, nga rruga 28 nëntori, shkon nëpër rrugë të tjera ku ka ujë për të mbushur shishe me ujë, raporton «038» i KTV-së.

Banorët thonë se kërkuan ujë në kompaninë regjionale ujësjellësi Prishtina .

Ujë nuk kanë asnjëherë, por faturat për ujë nuk u mungojnë.

E ata që janë në moshë thonë se nuk kanë mundësi të bartin ujë çdo ditë.

Në ujësjellës thonë se i janë përgjigjur kërkesës së banorëve, por që kanë hasur në probleme për të evituar problemin.

Komuna e Prishtinës ndërkohë është dashur që tashmë të ketë drejtorinë e ujërave, premtim ky i kryetarit Ahmeti, por që kjo ende nuk ka ndodhur. Përmes kësaj drejtorie, komuna do të kërkonte më shumë përgjegjësi nga ujësjellësi dhe do të investonte në realizimin e njërit prej premtimeve kryesore të Ahmetit, për ujë 24 orë.