Bajrami: Universiteti në veri të vendit, i teti publik

Financimi nga Republika e Serbisë e Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës nuk i ka penguar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, që atë ta fusë në listën e universiteteve publike të Kosovës.




Madje të njëjtit numër i është referuar edhe kur ka përmendur decentralizimin e arsimit të lartë, shkruan sot «Koha Ditore».

«Tashmë i kemi 7 universitete publike, në të vërtetë 8, sepse edhe universiteti në veri është i Kosovës. Kemi 8 universitete publike dhe kemi përfunduar fazën e decentralizimit të lartë», ka thënë Bajrami, të hënën, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e shënimit të 6- vjetorit të themelimit të universitetit «Ukshin Hoti» në Prizren.