B92: Shqipëria kualifikohet falë dronit në Beograd

Shqipëria për herë të parë në histori ka siguruar kualifikimin për një kampionat evropian, kurse ky lajm nuk është lënë pa u komentuar edhe nga mediat në Serbi.




E përditshmja serbe B92, ka shkruar se Shqipëria ka arritur kualifikimin me fat dhe falë vendimit të UEFA-s, për t’i dhënë pikët e plota për incidentin e dronit në Beograd, transmeton Koha.net.

«Shqiptarët kanë pasur shumë fat në kualifikime, por vendimi i UEFA-s për t’i dhënë pikët e plota pas skandalit të Beogradit me dronin duke i dënuar vetëm financiarisht, ndërsa fitorja në Yerevan u ka siguruar kualifikimin përfundimisht», shkruan B92.

Shqipëria sot fitoi me rezultat të thellë prej 0-3 kundër Armenisë, me golat e Gashit, Xhimshitit dhe Sadikut.