Saturday, 16. November 2019

dp

dp
14284 POSTIME 0 KOMENTET

«Interpoli nuk do ta arrestojë Hashim Thaçin derisa sa ai të jetë president»

Shefi i Interpolit në Bosnjë e Hercegovinë ka deklaruar se Hashim Thaçi, derisa të jetë kryetar i Kosovës, nuk do të arrestohet, sepse Interpoli në Lion ka vendosur që të mos merret me këtë çështje.

Ahmeti për autobusët: Nënshkruajeni më se e tepruat!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Ministria e Financave që të nënshkruaj garancionin për prurjen e autobusëve urbanë në Prishtinë.

Kthehet pjesërisht në rigjykim Selimi, Haxha, Hyseni e Qubreli për krime lufte ndaj civilëve

Gjykatës së Apelit ka kthyer pjesërisht në rigjykim rastin e krimeve të luftës kundër popullatës civile në të cilin janë të përfshirë ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Qubrelin.

Qeveria lavdëron performancën e sivjetme e shpenzimeve dhe të hyrave

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Ngritët aktakuzë ndaj Ferid Aganit për rastin «Stenta»

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe Ferid Aganin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kuvendi mblidhet nesër, EULEX-i nuk është në rend dite

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të rregullt plenare në të cilën, ndonëse është pritur, nuk do të jetë në rend dite çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

8 kamionë me mbeturina largohen nga deponia ilegale në fshatin Besi

Vullnetarë të Iniciativës «Ta Pastrojmë Kosovën» kanë realizuar aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, ku janë larguar 8 kamionë mbeturina nga një deponi në hyrje të këtij fshati.

Pula zëvendëson Fazliun në Komisionin mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku anëtarët e këtij këshilli, veç tjerash, kanë shqyrtuar dhe aprovuar me disa sugjerime të cilat u dhanë nga anëtarët e Këshillit...

Sipas Jovanoviqit, Serbia ka të drejtë vetoje për pranimin e Kosovës në OKB

Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara është e rëndësishme, sepse ajo është vendi amë dhe si e tillë ka të drejtë vetoje ndaj çdo pjese të territorit të saj të marrë dhe të përvetësuar me forcë, ka thënë ish-diplomati serb, Vlladisllav Jovanoviq.

Kosova ka ngritur kapacitetet kundër rreziqeve nga terrorizmi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën Rajonale me temë «Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore».
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.