Thursday, 12. December 2019

administrator

Avatar
222 POSTIME 0 KOMENTET

Macron – një president i vogël i një kombi të madh

NATO është duke vdekur, Amerika i tha lamtumirë Europës, shqiptarët mund të shkaktojnë tollovi në rajon, Bosnja vatër e xhihadistëve – të gjitha këto i tha Emmanuel Macron në një intervistë për «The Economist». Dhe të gjitha këto janë marrëzi të një politikani popullist që po e dëmton Perëndimin.

Mbi burrat e zakonshëm me barqe të zakonshme birre, të cilët 1425 ditë me...

Shkrimtari zviceran Lukas Bärfuss ka pranuar Çmimin Georg Büchner. Fjalimi i tij me këtë rast ishte një thirrje buçitëse për liri dhe kundër cinizmit. Një shëtitje dërrmuese nëpër tmerret e shekullit ’20 – nga sundimi nazist deri te krimet serbe në Bosnjë. Bärfuss nuk e përmendi Peter Handken, por mesazhi ishte i qartë.

Kosova ka kushtetutë militante

Ajo prek bashkimin me Shqipërinë, komunitetet pakicë dhe dialogun me Serbinë.

LDK në ligatinën politike

4 javë pas zgjedhjeve parlamentare LDK e përmend kalimin në opozitë si opsion. Këtë mund ta bëjë vetëm LDK, një parti që o doli e para, o e dyta - përherë e ka një problem: nuk di çfarë të bëjë me besimin që ia kanë dhënë votuesit. Kjo sjellje skandaloze e LDK-së është fyerje e votuesit që më 6 tetor përkrahu një ndryshim rrënjësor politik. Partia që i ikën përgjegjësisë nga hidhërimi që nuk doli e para në zgjedhje, nuk e kualifikon veten në ligën e kredibilitetit.

«Më e madhja katastrofë që bota ka parë ndonjëherë»

Nga atentati i nacionalistëve serbë në Sarajevë deri te 16 milionë të vrarë dhe 20 milionë të plagosur në mbarë botën: Si shpërtheu Lufta e Parë Botërore? Recension i botuar në The New York Review of Books mbi 6 libra të historianëve të njohur.

70 vjet të një gazete të rëndësishme për Gjermaninë, por edhe për shqiptarët në...

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) shënon 70-vjetorin e botimit. Ky është një rast për të kujtuar edhe rolin e madh të kësaj gazete në informimin e botës gjermane dhe europiane sidomos mbi zhvillimet në Kosovë në 40 vitet e fundit. Prishtina është kryeqyteti i vetëm i një vendi europian, ku një rrugë bart emrin e një korrespondenti shumëvjeçar të FAZ.

Zëra nga zabeli letrar

Copëza rrëfimesh nga Paul Ingendaay, Robert Walser, Sasha Stanishiq, Bora Qosiq, David Albahari, Juri Andruhoviq, Attila Bartis, Dubravka Ugreshiq, Xhevad Karahasan.

Fuqia e paragjykimit

Një «BMW M3 Coupé» me 420 kuaj fuqi, një shofer dhe një avokat: mbi paragjykimet dhe botën e përmbysur në një gjykatë zvicerane.

Tërbim dhe bekim

Gazetarja dhe shkrimtarja gjermane Elke Schmitter demonton Peter Handken.

I pandalshmi: brenda 6 muajve Nirmal Purja u ngjit në 14 kodrat tetëmijëmetërshe në...

Nepalezi Nirmal Purja ka thyer rekord me ngjitjen në kodrat tetëmijëmetërshe.
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.