Saturday, 25. January 2020

administrator

Avatar
276 POSTIME 0 KOMENTET

Një dashuri e re e popullistëve zviceranë për shqiptarët?

Në vjeshtë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Partia Popullore e Zvicrës (SVP) tani ka zbuluar njëfarë dashurie për komunitetin shqiptar, të cilin me vite e ka stigmatizuar egërsisht. Disa eksponentë të SVP-së janë angazhuar madje në themelimin e Odës Tregtare Zvicër-Kosovë. Por kjo nuk është arsye që shqiptarët me shtetësi zvicerane të përkrahin SVP-në. Kjo parti duhet ende të dëshmojë se ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve.

Tallje me viktima

Pasi i korrigjuan kufijtë e Kosovës, liberalizuan vizat, pasi i shembën monopolet e oligarkëve të lidhur me Serbinë, pasi ndalën emigrimin, pasi punësuan mbi 200 mijë njerëz, pasi e kthyen Çakorin brenda Kosovës, pasi i ngritën rrogat në 1000 euro, pasi e bashkuan Mitrovicën, luftuan krimin e korrupsionin, ndreqën sistemin shëndetësor e arsimor, pasi e bënë Kosovën Zvicër, tash sundimtarët e Kosovës do të themelojnë Tribunal Ndërkombëtar për të ndjekur kriminelët serbë të luftës. Po këtë përrallë nuk ua beson as arusha nga rrethina e Prizrenit. Mos hyni në gjynah me viktimat! Tallja me viktima vetëm i traumatizon ato sërish. Viktimat nuk janë vegla për lojërat e pista të politikanëve.

Gazeta gjermane «Bild»: Përse po digjet Shqipëria? Sepse Edi Rama e ka shndërruar në...

Në një artikull tepër të ashpër e përditshmja gjermane «Bild» godet kryeministrin e Shqipërisë për dështimet në qeverisjen e vendit.

Protestë e Ambasadës së SHBA: Kosova po emëron në poste publike njerëz pa etikë,...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka protestuar ashpër kundër keqqeverisjes në Kosovë dhe sidomos kundër emërimit të personave me të kaluar të errët edhe kriminale në postet publike.

Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik

Mbi paraqitjen e Edi Ramës në televizionin «Pink», kryeredaktor i të cilit është Aleksandar Vuçiqi.

Të pamposhtura në luftë, të mohuara në paqe

Kur viteve të fundit po zhvillohej luftë në Lindjen e Mesme, mediat raportonin për gra të bukura në ushtrinë kurde. Bota u magjeps me to, madje kjo magjepsje përfshiu edhe opinionin tonë. A e ka pyetur ndokush veten në këto viset tona për fatin e heroinave tona? Heroinë nuk është vetëm ajo me pushkë në dorë, heroinë është edhe ajo që pagoi çmimin e lirisë me përdhunim, poshtërim, vrasje, përndjekje, burgosje. Bota jonë patriarkale këtyre grave ua shpërbleu vuajtjet me mbyllje të dyerve dhe stigmatizim.

Ta bëjmë ariun zëvendësministër, pastaj e dekoron presidenti

Mos e vrisni ariun. Sepse ariu na duhet. Sepse ariu është pjesë e pandashme e jetës sonë. Sepse ai është dëshmitar i të mirave dhe këqijave në...

Si iu hoq koka Vuçiqit

Pse askush nuk po e kupton çfarë po flet presidenti serb dhe përse po duket si një kalama? Një koment i Dragolub Zharkoviqit, kryeredaktor i revistës «Vreme» të Beogradit.

Mesjeta sulmon kafshët

Përditë vdesim ngapak E rilindim nga shumë Që të ringjallen akaciet Më nuk na duhen fjalë Tanimë edhe përbindëshat Veten kanë nisur ta kafshojnë Me tërë forcën e nofullave Me tërë...

E drejta për të shikuar

Juve Nuk ju shikoj As ty jeta ime s`të shikoj Vetëm ajo më shikon Dhe më sheh I dua ata që i dua Unë i shikoj Këtë ata ma mundësojnë Përktheu: Muhamed...
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.