Tuesday, 10. December 2019

administrator

Avatar
222 POSTIME 0 KOMENTET

Europianizimi në Ballkan s’ka dështuar, thjesht i nevojitet kohë

Progresi në vendet e ish-Jugosllavisë duhet matur nga pikënisja e këtyre vendeve dhe jo nga fakti nëse ata kanë arritur të njëjtat standarde si Danimarka.

Paligjshmëria dhe tradita u mohojnë të drejtën e pronës grave dhe vajzave në Shqipëri

Zbatimi i dobët i ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe tradita patriarkale që favorizon djemtë në trashëgiminë e pronave familjare ka krijuar një hendek të thellë gjinor midis përqindjes së burrave dhe grave që gëzojnë pasuri private në Shqipëri.

Më të shpejtë se jeta

Kudo në viset shqiptare ekziston një krijesë e tmerrshme – quhet shofer. Nganjëherë ai i vret të tjerët, nganjëherë veten. Koha e fundit për masa radikale kundër huliganëve në timon.

Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut

Një lider i vërtetë bashkëjeton me kritikët brenda partisë. Edi Rama nuk duron askënd që e kundërshton. Ky është tipari kryesor i autokratëve. Sot Rama i shkoi hakmarrjes deri në fund duke e shkarkuar Ditmir Bushatin nga postet politike në Partinë Socialiste. Faji i vetëm i Bushatit, ndër të paktit politikanë të pakorruptuar të Tiranës, është se i tha Edi Ramës: «Ngadalë se i ke hipur kalit së prapthi» dhe po futesh në aventura për prishjen e kufijve të Kosovës. Si duket Edi Rama ka nisur projektin e tij politik të shndërrimit të Partisë Socialiste në Parti të Surrelit (PS).

A jeni tronditur kështu në vitet 1999, 2000, 2001, 2003, 2004? Jo! Andaj silleni...

Me vrasje e me krime kjo shoqëri është nënshtruar dhe pajtuar. Kërcënimin e dëshmitarëve e ka toleruar. Pas atentateve me motive politike i ka rrudhur supet. E frikësuar nga pushteti i një grushti njerëzish mizorë kjo shoqëri ka duruar gati çdo mbrapshti. Kush befasohet me veprimet e Gjykatës Speciale vërtet vuan nga amnezia.

E dëshmoftë pafajësinë!

Me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

«Turqit po e pushtojnë Gjermaninë si kosovarët Kosovën: me natalitet më të lartë»: Socialdemokratët...

Ka disa vite që Thilo Sarrazin tërheq vëmendjen e opinionit gjerman me akuza të ashpra kundër të huajve në Gjermani. Sarrazin është anëtar i...

Të tërbuar kundër Merkelit

Kancelarja gjermane është dridhur për herë të tretë. Dhe kritikët e saj primitivë kanë filluar të festojnë fundin e saj. Në epokën e internetit edhe mediat e luajnë lojën e tyre të pamëshirshme. Po jetojmë në kohën kur dobësia nuk durohet, por shfrytëzohet për përçmim të tjetrit. Por momentet e dobësisë na tregojnë se nuk ekziston trupi post-heroik, siç mund të supozojnë turmat e internetit.

Ambasadorja e Beogradit në Bernë sulmon historianin Oliver Jens Schmitt, i cili shkroi se...

Ambasadorja Snezhana Jankoviq shkruan se Serbia e ka «çliruar Kosovën» më 1912. Gjasat që reagimi i diplomates serbe do t'i bëjë përshtypje historianit zviceran janë minimale, por letra e saj dërguar gazetës «Neue Zürcher Zeitung» tregon se diplomacia serbe është tejet vigjilente dhe nuk ngurron edhe të manipulojë «në emër të interesave nacionale». Ndërkohë diplomacia kosovare sidomos në Europën Perëndimore ende nuk arrin të belbëzojë të vërtetën.

Një rebel zviceran

Lukas Bärfuss, autor i katër romaneve, dy vëllimeve me ese, i 19 pjesëve teatrale dhe bartës i 21 çmimeve tani është nderuar me çmimin kryesor të letërsisë gjermane - atë të Georg Büchnerit, i cili po ashtu ishte një rebel si Bärfuss. Drama «Neurozat seksuale të prindërve tanë» e Lukas Bärfuss është shfaqur më 2015 në Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.