Arti që fshihet prapa kodeve [foto]

Krejt ata që ia kanë mësyrë ekspozitës personale të Besim Mikullovcit, në sallë nuk kanë parë asnjë punim. Të pranishmit fillimisht kanë shëtitur rreth «pikturave» pa i parë ato. Pa dashje janë bërë pjesë e një instilacioni në kërkim të pikturave.




Ekspozita e titulluar «Zbulom» ka pasur si intro performancen e publikut përgjatë përballjes me kode që janë vendosur në kornizat ku zakonisht zënë vend pikturat me vaj në pëlhurë, shkruan sot «Koha Ditore».

«Njëherë i kemi lënë vizitorët për të parë se si do të reagojnë e pastaj treguam se si funksionon», thotë Besim Mikullovci për ekspozitën e hapur javën e kaluar në ambientet e kolegjit AAB në Fushë-Kosovë.

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604220753554.png?w=696

Loja teknologjike me artin

Me ekspozitë «në dorë» Besim Mikullovci (46) ulet në njërën nga kafehanet e qendrës së kryeqytetit. Krejt çka duhet për ta parë ekspozitën e tij është katalogu dhe telefoni.

Të pranishmit në ekspozitë dhe ata që duan t’i zbulojnë punimet në katalog apo edhe ato në gazetë, duhet të kenë të instaluar në telefon aplikacionin «Viber».

Pas shtypjes së komandës kryesore të aplikacionit, lart në anën e djathtë, shfaqet edhe opsioni «QR Code».

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604220802130.png?w=696