Arrestohet shantazhuesi përmes Facebook i një femre

Në fshatin Cernicë të Gjilanit më 26 mars një mashkull kishte ndërhyrë në rrjetin social në Facebook të një femre, ku kishte postuar disa foto intime, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm.




Po sipas raportit të Policisë, i dyshuari këto veprime i kishte bërë për përfitime materiale, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit i dyshimit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.