Arrestohet një person pasi publikon pyetjet e Provimit të Maturës në «Facebook»

Dje është mbajtur Provimi i Maturës në tërë territorin e Kosovës. Ky test është konsideruar i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit, por që është parë se pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë rrjedhur në rrjete sociale.




Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi ndaj ti ekziston dyshimi i bazuar se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit në rrjetin social «Facebook», transmeton Koha.net.

«Rr. Agim Ramadani ,Prishtinë 04.06.2016 -12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në rrjetin social «Facebook» ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit të maturës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt», thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Koha.net ka raportuar dje se si ishte hapur një faqe e veçantë për testin e maturës së këtij viti në «Facebook» dhe aty kanë rrjedhur lirshëm pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Maturës.