Arrestohen pesë persona për marrje me prostitucion

Dje në qytetin e Pejës, pas një pune hetimore, policia ka arrestuar katër meshkuj dhe një femër, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se janë përfshirë në vepra të ndryshme të prostitucionit.




Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Pejës, sipas raportit të policisë, e ka dërguar rastin me procedurë të përshpejtuar.

Si përfundim, me vendim të gjykatës, shtetasja e Shqipërisë është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit kurse katër të dyshuarit të tjerë janë ndaluar për 48 orë.