Angazhohen 20 punëtorë sezonalë për t`i ndihmuar 27 zjarrfikës

Autoritetet komunale të Prizrenit vazhdojnë të ankohen për numrin e vogël të zjarrfikësve. Fajin për këtë ua veshin institucioneve qendrore, shkruan sot Koha Ditore.




Zyrtarët lokalë pohojnë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për rritjen e këtij numri, por që deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje pozitive në këtë drejtim.

Prandaj thonë se janë të detyruar që ta vazhdojnë punën me 27 zjarrfikës, ndërkohë që Prizreni ka nevojë edhe për 60 të tjerë. Ankesa në këtë drejtim është riaktualizuar gjatë takimit të fundit të ekzekutivit lokal, me ç’rast është miratuar vendimi për pranimin e 20 punëtorëve sezonalë-zjarrfikës, në afat të përkohshëm.