Thursday, 17. October 2019

Analizë

Nga thumbimet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit përfiton vetëm tarafi i krimit dhe...

1. Së pari thumbimet, pastaj partneriteti? Kur shfaqet Albin Kurti në televizion për intervistë, shumica e simpatizantëve të LDK-së nuk e ofendojnë, nuk merren me...

«Seriozisht, ku je kon ma herët?»

Mbi propagandën e qullët të PDK-së mbi sistemin shëndetësor të Kosovës.

Historiani gjerman: Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid, por për krimet e...

Historiani Christoph Dieckmann shkruan se pas një vizite në Shqipëri ka mbetur i tronditur nga mungesa e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit dhe dënuar kriminelët. Ai tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare - vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz.

Si t’i bëjmë qytetet tona më të jetueshme

Cilësia e hapësirave publike të qyteteve tona duhet të përmirësohet. Sot, ato janë të pasigurta për gratë dhe vajzat. Kufizojnë lëvizjen e personave me...

Çka ke bërë për vendin tënd?

Një falënderim për vullnetarët e diasporës.

Rreziku nga blerja e votave dhe vjedhja e votave më 6 tetor

Në vitin 2010 PDK i vodhi zgjedhjet në përmasa industriale. E thanë këtë edhe diplomatët perëndimorë. Për PDK-në ishte me rëndësi që me çdo...

Skeçi më i ri i «Stupcave»: Kadri V. lufton korrupsionin me sëpatë

Shumë politikanë – sidomos nga PDK, AAK, NISMA - nuk kanë asnjë ide si të qeverisin, andaj flasin «për luftimin e korrupsionit» - flasin ata që e kanë instaluar korrupsionin në çdo pore të jetës, flasin për ushtri ata që nuk dihet si i kanë djegur paratë për «vitin e Skënderbeut», flasin për punësime ata që opinioni i njeh si tregtarë tenderësh (herë 10 e herë 20 për qind të shumës).

Mos i votoni uzurpatorët e shtetit

Tani ka ardhur koha ta ndryshojmë edhe politikën. 6 tetorin mund ta bëjmë një moment të tillë që të mbahet në mend dimensioni i ndryshimit. Vendimi është i lehtë. Do ua japim votën atyre që e bartin përgjegjësinë kryesore të shkatërrimit dhe plaçkitjes së shtetit apo do ua japim votën atyre që shpresojmë se do të udhëheqin më mirë. Të gjithë jemi kureshtarë të shohim se çfarë drejtimi do të marrë Kosova më 6 tetor.

Dëbimi i John Boltonit: një rrezik më pak për Kosovën

John Bolton dëshironte të bombardonte Iranin, Korenë e Veriut, Venezuelën. Për këtë shkak u dëbua nga posti i këshilltarit për siguri nacionale të Donald Trumpit. Bolton, një kundërshtar i rreptë i pavarësisë së Kosovës, ishte mbështetësi më i zëshëm i prishjes së kufijeve të Kosovës. Ai ishte shpresa e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Edi Ramës për dizajnimin territorial të Ballkanit - sipas planeve të Beogradit. Për të treguar sa më shumë servilizëm ndaj Boltonit, Rama madje e dëboi nga posti edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili me kohë kishte parlajmëruar se Kosova nuk duhet të nxjerrë në pazar territor për të kënaqur apetitet serbe dhe Tirana nuk duhet të jetë pjesë e aventurave politike në rajon. Dëbimi spektakular i Boltonit i jep të drejtë Bushatit.

IFIMES ose instituti për kashelasha nga Lubjana

Një institut i dyshimtë nga Sllovenia është shfaqur sërish në opinion me një raport mbi gjendjen në viset shqiptare. IFIMES kritikon Gjermaninë për shkak se po e mbështet LDK-në dhe po e penguaka Albin Kurtin të bëhet kryeministër i Kosovës, ndërsa prej Amerikës pritet të shkatërrojë dyshen Thaçi-Rama. IFIMES ka dy punëtorë, një kurd dhe një boshnjak, analizat e këtij instituti janë kashelashë. Dhe këtë e dëshmon historia e këtij instituti. Këtu i gjeni disa fakte të neveritshme.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.