Monday, 16. December 2019

Analizë

Shqipëria në drejtim të duhur në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama po zbaton me sukses zotimet për adresimin e kulturës së korrupsionit dhe po përmirëson imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, shkruan e përditshmja britanike «Guardian».

Pesë vjet diskriminim!

Më 1 prill 2015 u mbushën pesë vjet që kur Zvicra e anuloi njëanshëm Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. Nuk ka shenja se në të ardhmen e afërt institucionet e të dyja vendeve do të bëjnë lëvizje pozitive.

Mundësia e fundit që Tsipras të vërë vendin para partisë

Ai është popullor në Greqi. Nëse ia merr mendja se mund të shpallë fitore në humbje, është punë për të

Një ditë e zezë për Europën

Fundi i programit të ndihmave për Greqinë tregon se si qeverisë në Athinë ashtu edhe Bashkimit Europian u mungon guximi për ta thënë të vërtetën. Me largimin e pritshëm nga valuta e përbashkët euro Greqisë i kërcënohet një katastrofë e gjatë ekonomike dhe politike. Kthimi në euro pas një pauze është iluzionist, thuhet në një koment të radios gjermane WDR.

ISIS vë në shënjestër Bosnjën e brishtë për rekrutim dhe sulme

Shkalla e lartë e papunësisë, tensionet etnike dhe paraliza politike ndihmojnë xhihadistët të joshin të rinj drejt Sirisë dhe hapin front të ri terrori në zemër të Evropës, shkruan gazeta «Guardian».

Për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale? Flasin Besa Luzha, Engjëllushe Morina, Agon Maliqi,...

Të premten pritet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me dyshimet se eksponentë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime të luftës gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90-të. Në vijim mbi këtë çështje flasin komentues të njohur të zhvillimeve politike dhe aktivistë të shquar të shoqërisë civile në Kosovë.

Në Split arrestohet Andrija Drashkoviqi, i dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel

Drashkoviqi kishte ardhur në Kroaci me familjen e tij. Ai kishte aterruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç bashkë me familjen e tij. Aty ai kishte hyrë pa problem në Kroaci. Pas pushimeve të kaluara nëpër ishujt kroat Drashkoviqi u arrestua në Split.

Historiani i famshëm gjerman Heinrich August Winkler: «Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime...

Winkler ka hedhur poshtë pretendimet e qarqeve majtiste se Gjermania për shkak të krimeve në Luftën e Dytë Botërore nuk duhet të marrë pjesë në asnjë intervenim me forcë të bashkësisë ndërkombëtare: «Auschwitzi nuk mund të interpretohet si e drejtë për të injoruar. Ky do të ishte keqkuptim grotesk i historisë gjermane».

Fantazia zvicerane

Si një shtet me një prej ekonomive më të hapura në botë, Zvicra gjithnjë e më shumë duhet të luajë sipas rregullave globale të lojës. Ato rregulla nuk shkruhen në Bernë. Pas betejave të ashpra me autoritete amerikane të taksave në vitet e fundit, Zvicra de fakto ka hequr dorë prej sistemit të saj bankar të ruajtjes sekret të të dhënave, që është e rregulluar edhe në kushtetutën e këtij shteti evropian. Problem nuk është Brukseli. Është globalizimi.

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeve

Zoran Zaev ka thënë gjatë një interviste për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës, shkruan «New York Times».

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.