Thursday, 14. November 2019

Analizë

Për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale? Flasin Besa Luzha, Engjëllushe Morina, Agon Maliqi,...

Të premten pritet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me dyshimet se eksponentë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime të luftës gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90-të. Në vijim mbi këtë çështje flasin komentues të njohur të zhvillimeve politike dhe aktivistë të shquar të shoqërisë civile në Kosovë.

Në Split arrestohet Andrija Drashkoviqi, i dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel

Drashkoviqi kishte ardhur në Kroaci me familjen e tij. Ai kishte aterruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç bashkë me familjen e tij. Aty ai kishte hyrë pa problem në Kroaci. Pas pushimeve të kaluara nëpër ishujt kroat Drashkoviqi u arrestua në Split.

Historiani i famshëm gjerman Heinrich August Winkler: «Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime...

Winkler ka hedhur poshtë pretendimet e qarqeve majtiste se Gjermania për shkak të krimeve në Luftën e Dytë Botërore nuk duhet të marrë pjesë në asnjë intervenim me forcë të bashkësisë ndërkombëtare: «Auschwitzi nuk mund të interpretohet si e drejtë për të injoruar. Ky do të ishte keqkuptim grotesk i historisë gjermane».

Fantazia zvicerane

Si një shtet me një prej ekonomive më të hapura në botë, Zvicra gjithnjë e më shumë duhet të luajë sipas rregullave globale të lojës. Ato rregulla nuk shkruhen në Bernë. Pas betejave të ashpra me autoritete amerikane të taksave në vitet e fundit, Zvicra de fakto ka hequr dorë prej sistemit të saj bankar të ruajtjes sekret të të dhënave, që është e rregulluar edhe në kushtetutën e këtij shteti evropian. Problem nuk është Brukseli. Është globalizimi.

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeve

Zoran Zaev ka thënë gjatë një interviste për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës, shkruan «New York Times».

Një libër për Kosovën pas 30 vjet raportimi nga Ballkani

Duke marrë shembullin e UNMIK-ut Erich Rathfelder në librin e tij «Kosova – historia e një konflikti» i bën të qarta problemet e stabilizimit efektiv dhe ndërtimit të shtetit. Administratën e përkohshme ai e përshkruan si shembull për vendime të dyshimta ekonomike dhe si vatër të aventurierëve, kalorësve të fatit dhe përfituesve, të cilët në kuadër të aparatit gjigand dhe mirë të financuar në shumë raste para së gjithash kërkonin favore për vete. Se zemra e Rathfelderit rrah për palën shqiptare në konflikt vërehet në disa vende në argumentimin e tij.

Libri më i pistë tani mund të botohet

Në fund të këtij viti të drejtat për botimin e veprës «Mein Kampf» («Lufta ime») të Adolf Hitlerit do të skadojnë. 70 vjet pas vdekjes së diktatorit nazist libri i tij mund të shitet edhe në Gjermani. Profesori Christian Hartmann nga Instituti i Historisë në Munih është ngarkuar të përgatis botimin e shoqëruar me komente. Për magazinën e gazetës «Süddeutsche Zeitung» ai flet për këtë përvojë të jashtëzakonshme dhe të vështirë. Dhe thotë: «Ta kundërshtosh Hitlerin është një gëzim madhështor»

Deputeti gjerman: «Në Kosovë duhet të ndryshojnë elitat politike»

Parlamenti gjerman ka vazhduar mandatin e trupave të Bundeswehrit në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Para votimit është zhvilluar një debat i rreptë mbi situatën e rëndë në Kosovë si pasojë e korrupsionit dhe sistemit oligarkik të pushtetit. Në adresë të Serbisë mesazhi ishte i qartë: rruga e anëtarësimit në BE kalon përmes pranimit të pavarësisë së Kosovës. Një deputet i partisë së kancelares Angela Merkel kundërshtoi liberalizimin e vizave për kosovarët.

Bota është e mirë!

45 gazeta nga Brazili në Japoni prezantojnë projekte, të cilat përmirësojnë jetën e njerëzve, ngjallin shpresën, mbrojnë ambientin.

Aty ku s’njihet as e kaluara

Po përparon procesi i themelimi të Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, shkruan revista brianike «The Economist».

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.