Thursday, 14. November 2019

Analizë

Kthimi në Kosovë

Një ecje nëpër Kosovë në qershorin e vitit 1999: gjurmëve të gjakut nga Prishtina në Malishevë, nga Peja në Prilep të Deçanit, mes ushtarëve britanikë, luftëtarëve gjaknxehtë, grave që vajtojnë dhe murgjve që mallkojnë. Një reportazh mbi ndjenjën e çlirimit të vërtetë.

«Nëse ka heronj në tragjedinë jugosllave, Ibrahim Rugova sigurisht që është njëri prej tyre»

Diplomati amerikan Louis Sell në librin e tij «Slobodan Milosevic and the Destruction of Yugoslavia«, Duke University Press, 2002, kështu shkruante për Ibrahim Rugovën: «Njeri fisnik dhe fjalëpak, Rugova dukej një kundërshtar i pagjasshëm i Millosheviqit. Megjithatë, Rugova posedonte një vendosmëri të hekurt për të kundërshtuar represionin serb».

Partia e Kameleonëve të Kosovës

Në vend se të humbin energji duke u transferuar disa herë nga një parti në tjetrën, do të ishte mirë të bëheshin bashkë krejt kameleonët politikë dhe të themelonin Partinë e Kameleonëve të Kosovës (PKK). Fitorja është e garantuar. Natyrisht fitorja juaj dhe humbja e Kosovës.

Ballkan: Kudo varfëri dhe borxhe të mëdha

Një çerekshekull nga shpërbërja e Jugosllavisë shumica e shteteve pasardhëse ende vuajnë nën mjerimin social dhe ekonomik.

Idealisti me njolla

Diplomati legjendar amerikan, Henry Kissinger, e ka gjetur biografin: profesori i Harvardit Niall Ferguson ka shkruar 1120 faqe për jetën e tij – deri në vitin 1968. Për vëllimin e parë të jetëshkrimit të Kissingerit Ferguson ka punuar 10 vjet. A duhet të presim edhe 10 vjet për vëllimin e dytë?

57 kilometra mjeshtëri hekurudhore dhe nëntokësore

Më 1 qershor në Zvicër do të hapet tuneli më i gjatë në botë. Përgatitjet për festën e madhe në fshatin Erstfeld tashmë kanë filluar. Në tunel kanë punuar edhe shumë shqiptarë. Në shekullin e ’19 nga Zvicra në Milano udhëtohej rrafsh 28 orë me qerre kuajsh. Në vitin 2016 nga Zürichu në Milano mund të shkoni për dy orë e gjysmë.

«Ndoshta duhet të bëhem Komandant i shqiptarëve të Kosovës»: publicisti britanik Misha Glenny portreton...

«Njerëzit janë të befasuar që Veton Surroi, ky njeri i aftë dhe poliglot urban, është vetëm 30 vjeçar, meqë është politikan i informuar e i shkathtë dhe, krahas unifikuesit të madh të kosovarëve, Ibrahim Rugovës, ai gëzon autoritet të pakontestueshëm»: detaje nga libri i Misha Glenny «The fall of Yugoslavia», London: Penguin Books, 1996.

Kur Rugova kërkonte bashkim me Shqipërinë dhe Matoshi raportonte për këtë në «Der Standard»...

Nën titullin «Shqiptarët e Kosovës po e humbin durimin, bashkimi me Shqipërinë nuk përjashtohet» gazetari Halil Matoshit në fillim të viteve 90—të raportonte në gazetën austriake «Der Standard» mbi qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova.

Si u bë «lavirja bizantine» Stamboll modern

Në librin «Mesnatë në Pera Palace. Lindja e Stambollit modern» historiani amerikan Charles King hap para lexuesit një panoramë të mrekullueshme të kapërcimit të Stambollit nga periudha osmane në modernizëm. Në këtë libër s’mungon as historia e famshme e spiunit shqiptar Iljaz Bazna.

«Kosovarët humbën njërën prej kokave më të afta»

Radikalizmi dhe zjarrvënia nacionaliste ishin diçka e huaj për këtë profesor të përzemërt të sociologjisë: si e përshkruante Fehmi Aganin gazeta zvicerane «Tages Anzeiger» pak ditë pas vrasjes?

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.