Tuesday, 16. July 2019

Analizë

Kush është gjenerali serb i arrestuar në Merdar?

Milovan Bojović ka qenë komandant i Korpusit të Prishtinës i Armatës Jugosllave. Arrestimin e tij e ka bërë publike Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, por është konfirmuar edhe nga një zyrtar qeveritar. Slobodan Miloševići për të thoshte: «Milovan Bojović është kosovar, i cili nuk duhet ta shikojë fare hartën, ai e di çdo fshat në Kosovë».

Kthimi në hatanë e Ballkanit

Një recension për disa filma që trajtojnë të kaluarën në Ballkan, një libër për ndjekjen e kriminelëve të luftës dhe një analizë mbi revizionizmin e historisë.

Mes zarfit dhe zijafeteve: Presidentja që s’ishte

Edhe në fund të mandatit duhet të thuhet e vërteta për presidenten Atifete Jahjaga. Nuk është e vërtetë e këndshme për të. Ajo s’arriti të jetë e para e shtetit, as t’i prijë shoqërisë me asnjë vepër konkrete kundër të keqes. Kanceri i korrupsionit, nepotizmi, krimi dhe plot të zeza të tjera vazhduan edhe gjatë mandatit të saj, madje shpesh edhe me veprime të Jahjagës që vetëm konsolidonin sistemin kriminal.

Sa mirë është në Panama…

Një rrjedhje gjigante dokumentesh zbulon krimin dhe korrupsionin në shkallë botëror. Miliona dokumente tregojnë krerë shtetesh, kriminelë dhe njerëz të famshëm që kanë përdorur parajsat fiskale për të fshehur paratë. Nga Konzorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, përkthyer dhe botuar nga BIRN.

Gjurmëve të radikalizmit në Belgjikë dhe Europë

Çka i radikalizon të rinjtë dhe si bëhen ata terroristë? Vjosa Musliu sjell një analizë të studimit të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare «Egmont» në Bruksel.

Në Sarajevë vallëzohet me dreqin

Nëse është e vërtetë se trauma mund ta ndryshojë formën e ADN-së së njeriut, atëherë neve Karaxhiqi dhe krimet e tij na kanë hyrë në gjene, duke ndryshuar mënyrën si lëvizim, jetojmë e frymojmë si boshnjakë. Nuk ka dënim që shqiptohet prej gojës së njeriut që të mund ta rikthejë realitetin e dikurshëm dhe as të rimëkëmbë njerëzit e ta heqin qafe Karaxhiqin. Karaxhiqi do të japë shpirt në burg, por dreqi i tij do të jetojë brenda nesh për shumë breza.

Juristi gjerman: gjykatësi francez kishte raport miqësor me Sheshelin

Wolfgang Schomburg ka qenë gjykatës në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi. Në një intervistë për gazetën «Süddeutsche Zeitung» ai kritikon ashpër lirimin e Vojislav Sheshelit – dhe demaskon gjykatësin francez Jean-Claude Antonetti.

Aktorë publikë, afera private

Në rrethana të një kostoje kolektive, aferat eventuale seksuale të aktorëve politikë nuk mund të interpretohen pafundësisht si një çështje private. Përbindëshi që e ka sunduar jetën politike të Maqedonisë po rrokulliset në greminë. Në dëshpërim, ai mund të kërkojë t’i marrë me vete edhe partnerët e tij të domosdoshëm.

Më në fund drejtësi për viktimat e Karaxhiqit

Dënimi i Karaxhiqit mund t’i ndalë përkohësisht tiranët dhe zotët e luftës. Por, nuk do t’ua fusë frikën në palcë siç mund të jetë pritur.

Lufta për Londrën

Kush do të jetë kryetar i Londrës? Një britanik me origjinë nga Pakistani apo një londinez me origjinë hebraike? Gara për qytetin me fuqinë më të madhe ekonomike në botë po bëhet gjithnjë e më interesante.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.