Wednesday, 22. January 2020

Analizë

«Ju rrahu kush?»: politika e Mao Ce Dunit ndaj Shqipërisë

Beteja për ishullin e Sazanit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, 2,2 milionë shinikë drithë, një pyetje e Mao Ce Dunit për Ramiz Alinë dhe Mehmet Shehun dhe një tallje me Enver Hoxhën.

Burri 100 për qind shqiptar!

Mbi vajzat shqiptare në televizionin e Zvicrës dhe prindërit që gabimisht mendojnë se edhe gjeneratat e ardhshme do të mund të jetojnë të veçuara në biotopet e tyre shqiptare në Zvicër.

Eliot Engel letër admiralit James Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbisë, duke i tërhequr vëmendjen atij në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën, njofton Zëri i Amerikës.

Një copë Jugosllavi në shitje

Qendra e kongreseve «Sava centar» në Beograd pritet të shitet. Por gati askush nuk ka interes ta blejë. Për ndërtimin e saj dhanë kapital bankat amerikane, aty mbajti fjalim Muamar al-Gadafi i Libisë, aty (para 30 vitesh) u mbajt Kongresi i fundit i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe në hotelin Intercontinental, që ka qenë pjesë e kompleksit, para 20 viteve u vra Arkani, një kriminel lufte dhe një nga shefat e nëntokës serbe.

Solidaritet i madh me deputetin gjerman me origjinë afrikane

Karamba Diaby është deputet socialdemokrat në Parlamentin e Gjermanisë. Këtë javë zyra e tij u sulmua me gjasë me armë zjarri.

Bashkimi Europian shkurton donacionet për Turqinë për 75 për qind

Në vitin 2020 BE planifikon t’i dhurojë Turqisë vetëm 168 milionë euro ndihma para anëtarësimit. Shkak për këtë reduktim janë konflikti për gazin në Mesdhe dhe ofensiva e Ankarasë në Siri.

«Delegacioni»: një film që pasqyron një pjesë të komunizmit në Shqipëri

Këtë javë në Nju Jork u dha premiera e filmit “Delegacioni” film ky që flet për periudhën e komunizmit në Shqipëri, pas rrëzimit të...

38 vjet pas një nate të ftohtë janari

17 janar 1982: Në përvjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës vrasësit janë të lirë, të vrarë ose të vdekur. Dëshmitarët dhe përgatitësit e vrasjes mund të lexojnë këtë tekst - tani. Kosova e çliruar dhe e pavarur nuk ka treguar aspak interesim për të zbuluar vrasësit e Jusuf Gërvallës dhe shokëve të tij. Nuk ka treguar Kosova interesim për bashkëpunim me autoritetet gjermane, të cilat dosjen Gërvalla e mbajnë ende të hapur. Për aq kohë sa nuk vepron drejtësia për të involvuarit e mundshëm vlen parimi i pafajësisë, por jo i amnistisë.

Funksioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të ishte mirë të reformohej sipas...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës moderon mbledhje. Kompetencat e tij nuk janë vendimtare për jetën politike. Ai nuk mund të vendosë krye në vete as për vizita deputetësh në botën e jashtme. Rrjedhimisht, ky post duhet të çmitizohet nga përshtypja e krijuar se na qenkësh funksion i të njëjtit rang si ai i presidentit dhe kryeministrit. Zvicra e ofron një model interesant për këtë post - duke e përfshirë edhe opozitën.

Nga ëndrra në kllapi: mbi telenovelën e koalicionit

1. 26 dhjetori: ose çka s’deshëm atëherë, e duam tani – një lojë e ndyrë e LDK-së Franz Josef Straussi, politikani i famshëm dhe i...

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.