Ambasadori britanik përkrah vlerat demokratike të Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell, i cili bashkë me kolegë të tjerë të vendeve të Quint-it u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka shfaqur qëndrimin e tij rreth zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.




«Bashkë me kolegët tjerë diplomatik e takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës për të shprehur përkrahjen time për Kuvendin e Kosovës, si një institucion që përfaqëson demokracinë e Kosovës të fituar me punë të vështirë. I takon popullit të Kosovës që të vendosin për liderët e Kosovës, Qeverinë dhe partitë politike. Por, si një ndjekës i demokracisë evropiane, Britania e Madhe përkrah vlerat demokratike në Kosovë», – ka thënë ambasadori Ruari O’Connell.