Aktivistët e Vetëvendosjes sulmojnë veturën e Murat Mehës [video]

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe veturën e Murat Mehës, drejtues i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi.




Në një postim në rrjetin social «Facebook» thuhet se Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës, transmeton Koha.net.

«Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur!», kanë shkruar më tej në Facebook.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153437069212000/