Aksidentohet vetura e burgut të Dubravës

Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se ditën e djeshme, një veturë e Qendrës Korrektuese në Dubravë ka pësuar aksident.




«Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik dhe mediat se mbrëmë rreth orës 20:10 ekipi i pasdites nga Qendra Korrektuese në Dubravë duke shkuar në detyrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në afërsi të Fushë Kosovës kanë pësuar një aksident me veturën Kombi Hyundai F100 me targa 3Z 205 05, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Njësia e Trafikut (PK) dhe kanë bërë ekzaminimin e vendin të ngjarjes», thuhet në njoftimin e MD-së.

Kjo ministri thotë se raportin përfundimtar rreth rastit janë duke e pritur nga Policia, duke mos dhënë sqarime shtesë mbi dëmet apo lëndimet e mundshme nga ky aksident.