Agjërimi i Ramazanit fillon të hënën, më 6 qershor

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një kumtese njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 6 qershor 2016, transmeton Koha.net.




Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!, përfundon kumtesa.