Abdixhiku: «Rasti APEX» tregon se s’ka luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Opinionisti dhe profesori Lumir Abdixhiku në një postim të vetin në Facebook ka shfaqur habi për shkak të ndërprerjes së hetimeve kundër të akuzuarve në «rastin APEX».




Ai thotë se ky rast tregon pse nuk ka luftë kundër krimit e korrupsionit të organizuar dhe pse Kosova s’e ka marrë liberalizimin e vizave, transmeton Koha.net.

Abdixhiku ka shkruar:

“Rasti i APEX-ave” – një nga aferat më të përfolura për korrupsion e krim të organizuar në Kosovë, hidhet poshtë nga gjyqësia jonë për shkak se – besoni ose jo – akuzës i ka skaduar afati i trajtimit. Pra, thenë ndryshe, rasti nuk trajtohet më nga gjyqësia, sepse nuk është trajtuar nga gjyqësia. Çfarë paradoksi.
Shihni neglizhencën për rastet e forta këndej. Shihni se pse s’ka luftë ndaj krimit e korrupsionit tek ne. Shihni pse s’ka viza më pas, pse s’ka integrim, zhvillim e shtet për të gjithë. Si t’i besojmë më pas këtij sistemi të drejtësisë – në i thoshin ashtu – ne të zakonshmit e tjerë, qytetarë taksapagues të Republikës?