«A Hero of France» për rezistencën me fytyrë njeriu

Kur lexojmë për pushtimin nazist të Parisit, lexuesit përballen me disa pyetje demoralizuese: Çfarë do të kisha bërë unë?




S’do t’i futja hundët në këtë punë siç kanë bërë shumica e parisienëve dhe të murmurisja më vete për të ftohtit dhe mungesën e ushqimit? A do t’iu fishkëlleja oficerëve gjermanë që pengojnë pronarët e shitoreve dhe kalimtarët duke ua kërkuar dokumentet apo thjesht do të kaloja pa reaguar?

Nëse do të isha nënë franceze, burri ushtar i së cilës kishte vdekur gjatë pushtimit të vitit 1940, a do të isha marrë me ushtarët gjermanë me qëllimin që të ushqej fëmijët e mi? A do të mund të kisha qenë aq cinik dhe përfitues sa të bashkëpunoja me ta dhe të kërkoja shpërblim për ekspozimin e sjelljes antipushtuese? Apo në vend të këtyre do të rrija pa bërë asgjë dhe do t’i bashkohesha grupit të rezistencës?

Romani i ri jashtëzakonisht emocionues dhe goxha përmbushës i Alan Furstit, «A Hero of France» flet për fillimin e përpjekjeve sekrete për ta kthyer rrjedhën e ngjarjeve kundër Hitlerit. Të gjithë 14 romanet e Furstit janë të zhvendosur gjatë ose para Luftës së Dytë Botërore, por ky është i pari që merret drejtpërdrejt me pushtimin, shkruan «Washington Post», transmeton «Koha Ditore». Dhe është i pari që pasqyron thellësisht protagonistin shumë tërheqës, Mathieun.

Kapiteni i ushtrisë franceze, 39-vjeçar e atlet, i cili ka mbijetuar pushtimin e Luftës së Parë Botërore nga ushtarët gjermanë dhe i ishte kthyer biznesit ku ishte pronar, asnjëherë nuk kishte pasur interesim të martohej, të krijonte familje apo lidhje të afërta.

Por kur gjermanët e morën kontrollin, ai shpejt e gjen veten të lidhur intimisht me një çështje: të ndihmojë bombarduesit dhe forcat ushtarake të shpëtojnë tek dalin nga Franca e nisen në rrugën e tyre drejt Spanjës dhe Anglisë, që të ribashkohen me Forcën e dëshpëruar Mbretërore Ajrore.