11 vjeçari përfundon me sukses udhëtimin me biçikletë nga Prishtina në Sarandë

Ka përfunduar me sukses udhëtimin me biçikletë nga Prishtina në Sarandë, 11 vjeçari Fresk Sylhasi nga Kosova.




Udhëtimi për të mbledhur fonde për nxënësit e shkollës së Thethit kishte nisur në muajin korrik, kurse tani janë shpërndarë të gjitha fondet për këtë shkollë, ka njoftuar për Koha.net, babai i Freskut përmes një emaili.

Ai kishte filluar këtë kauzë edhe në mbështetje të babait të tij, Veton Sylhasi, kurse gjatë udhëtimit shumë njerëz i ishin bashkuar atij për këtë qëllim humanitar.

Fresku kishte hapur një llogari në të cilën mund t’i ndihmonin njerëzit për kauzën e tij, dhe me fondet e mbledhura ka blerë artikuj shkollor dhe lodra të ndryshme për shkollën e Thethit, që është në një gjendje mjaft të keqe.