Zyrtarët e shtetit mblidhen për koordinim në procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri Isa Mustafa, ka mbledhur sot në një takim pune zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.




Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë takimit, u vendos që këto institucione, në mënyrë të vazhdueshme të mbikëqyrin adresimin e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave, të cilat pritet të përfundohen deri në fund të muajit nëntor.

«Në takim, po ashtu, u shpreh përkushtim i plotë për adresimin e rekomandimeve pa humbur kohë, në mënyrë që Bashkimi Evropian, sa më shpejt, të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës», thuhet në komunikatë.