Zyrtare: KB Peja rikthehet në Superligë

KB Peja do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës, ka njoftuar FBK-ja, përmes faqes zyrtare.

Klubi i Basketbollit Peja me sukses ka aplikuar për wild card për një vend në Superligën e Kosovës në Basketboll për sezonin 2015/16.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për wild card, meqë për të garuar në Superligë ishin lajmëruar shtatë ekipe.

Bordi më pas konstatoi se KB Peja ka paguar shumën e kërkuar prej 10,000 Eurosh dhe ka prezantuar dëshmi për përmbushjen e kushteve të tjera teknike dhe sportive për garë në Superligë, duke plotësuar kështu kushtet e kërkuara për marrjen e wild cardit.

Interesimi për wild card për këtë sezon ka qenë më i lartë se sezonin e kaluar dhe AS Kastrioti, por edhe së paku një ekip tjetër i Ligës së Parë kanë treguar interes, por në momentet e fundit janë tërhequr nga kandidatura.

Pas pranimit të kandidaturës së Pejës për wild card, FBK edhe një herë kujton të gjitha klubet, përfshi Pejën, se të hënën më 07.09.2015, është afati i fundit i pagesave për licencim për sezonin 2015/16.